Politike

Meta i ashpër: Turp zgjedhjet socialiste, u mbushën kutitë, dekretim tim s’e diskuton dot askush

2 Korrik 2019, 09:13 Nga DOSJA
Meta i ashpër: Turp zgjedhjet socialiste, u mbushën kutitë,

Tiranë- Presidenti Ilir Meta në konferencën për mediet ka deklaruar se zgjedhjet  e 30 qershorit ishin socialiste. Ai është shprehur i prerë se zgjedhjet ishin një turp dhe se dekretin e tij për zgjedhjet nuk e diskuton askush.

“Ç’është kjo kushërira ime në thonjëza Ambrozia. Jam i gatshëm të bëj testin tim mendor dhe duhet të futet në Kushtetutë edhe kusht testi mendor. Jam i gatshëm të bëj edhe testin e drogës. Ndërsa për testin e shqiptarit e dinë ata që jam. Tani të vijmë deri te kriza, duhet ta keni të qartë që këto janë zgjedhje socialiste, nuk e kam për ata që janë socialistë, Ndryshe nga Edi Rama ka bërë shumë pirueta, unë kam qenë shumë konsekuent në linjën time. Edhe sot që jam këtu socialist do të jem, edhe do të ngelem deri në fund socialist do vdes. Ka vetëm një zgjidhje tani, është trup të shikosh atje lajme, le të mbushin kutitë tërë ditën dhe me organizatën e KQZ-së, ai diskuton hallin e Idajetit dhe shkel dekretin e presidentit. Kjo është e turpshme. Unë jam këtu ku jam, jam falë demokracisë, do të isha një emigrant diku. Por nuk do të isha ky që jam pasi i dal për zot vendit tim kur të tjerët tallen me vendin tim. Të drejtën e presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese vetëm ai mund ta ta shqyrtojë, të tjerat janë pallavra. Do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin”, u shpreh Meta.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kundër të gjithëve zgjedhjet e 30 qershorit ilir meta meta kundër të gjithëve zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll