Politike

‘LSI s’do i gjesh gjurmë’, Meta nxjerr SMS-të e Ramës: E bëj partinë 3 herë më të madhe (Ja ç’më tha për Bash

2 Korrik 2019, 09:42 Nga DOSJA
‘LSI s’do i gjesh gjurmë’, Meta nxjerr SMS-të e

Tiranë- “Bashës i kam shkruar se pas zgjedhjeve lokale nuk do të jetë më kryetar i Partisë. Ty po të shkruaj sot se mbasi të kesh mbaruar mandatin si president nuk do të gjesh gjurmë LSI-je!”, Ky ka qenë një nga mesazhet që presidenti Ilir Meta ka lexuar në konferencën e sotme, që sipas tij i kishte ardhur nga kryeministri Edi Rama.

Meta për këtë mesazh është shprehur se nuk i vjen keq për asgjë dhe se ka mundësi të ngrejë LSI-në, duke e bërë 3 herë më të madhe.

“Mua kur nuk më erdhi për PS- që kam dhënë një kontribut të madh. Atje nuk vinte njeri, ishte për të ardhur keq,  vetëm 70-vjeç e lart hynin dhe dilnin në seli. Mua nuk më vjen keq as për LSI-në se i dhashë një mundësi të re shqiptarëve. Unë e  ngre LSI-në e bëj tre herë më të madhe. Qëllimi im është që të mos lejojë Edin dhe ata që drejtojnë Edin që të lënë gjurmë të keqe në vend.  Qeveria sot është PPPd, është gjykatë e lartë, është gjithçka, të gjitha reformat janë kthyer në Ramaform.”, u shpreh Presidenti.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta meta kundër të gjithëve edi rama ilir meta meta kundër të gjithëve

Sondazh

Poll