Politike

‘S’jam Gruevski unë’, shpërthen Ilir Meta: Soros të më dëgjojë, në Shqipëri është instaluar Deep State, kanë zg

2 Korrik 2019, 09:07 Nga DOSJA
‘S’jam Gruevski unë’, shpërthen Ilir Meta: Soros

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta në fjalën e tij sot para gazetarëve e ka nisur fjalimin me një falenderim për të gjithë shqiptarët që nuk u bënë pjesë e skenarit për një konflikt civil. Meta ka sulmuar hapur filantropin George Soros, për të cilin tha se ka investuar në Shqipëri para për ta kthyer vendin në një “Deep state” ku qeveriset me PPP dhe objektivi është që Ilir Meta të ketë fatin e Nikolla Gruevskit, i cili tashmë është i arrestuar në Hungari.

Ilir Meta: I përqafoj të gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të ushqyer prej kohësh për të shkaktuar përplasje civile.  I kam bërë të qartë Bashës, Kryemadhit dhe mikut tim Doktorit, që të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar P P P d, që të mos dalim nga mënyra e qeverisjes. Janë një grup që janë futur në Shqipëri dhe kanë gjetur njeriun e duhur. Nuk takon presidentin që i ka treguar rrugën e zgjidhjes. Nuk është Rama ik por Rama reflekto, sot është Edi thellohu se ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Nëse ti s’je i zoti të mbash këtë vend, unë dhe të gjithë shqiptarët do e mbrojmë Shqipërinë nga të gjithë ata miliarderë me strukturat e tyre të Deep State. Kam dy fjalë për miliardierin George Soros, se dëgjoja me vëmendje mikun tonë Orban kur na fliste asokohe. Na tha kini kujdes, se nuk është aq demokrat saç duhet. Dua t’i them zotit Soros, i uroj jetë të gjatë atij dhe të birit, të gëzojë miliardat e veta, por t’a dijë se Ilir Meta nuk është Gruevski.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë, pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

Deklarata e Presidentit Meta u bë gjatë një konference urgjente për mediat, ku ai propozoi sot që më 13 tetor të zhvillohen tri palë zgjedhje, vendore lokale dhe presidenciale. Meta ishte i ashpër në qëndrimin e tij për ndërkombëtarët, qeverinë dhe George Soros.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike george soros ilir meta kriza politike meta kundër të gjithëve george soros ilir meta kriza politike meta kundër të gjithëve

Sondazh

Poll