Aktualitet

Kini KUJDES! Mos bini pre e mashtrimit, kjo NUK është faqja e Postës Shqiptare

10 Shkurt 2022, 11:25 Nga DOSJA

TIRANË– Qytetarët shqiptarë po bien pre e mashtrimit. Një faqe me imazhin e Postës Shqiptare është krijuar online, duke bërë që qytetarët të mendojnë se ajo është faqja zyrtare. Kjo faqe përmban imazhin e postës, si dhe dërgon email qytetarëve duke iu thënë ‘kliko këtu’.

‘Posta shqiptare.ddns.net’ është faqja e cila NUK është e Postës.

Dosja.al mëson se një grup hackerash kanë krijuar këtë faqe e cila pretendon se është e Postës e se merret me dorëzimet e pakove. Kjo faqe kërkon nga qytetarët që të fusin të dhënat e kartës së kreditit e më pas në këtë mënyrë bëjnë vjedhjen e kartës.

Ndaj bëni KUJDES.

Kjo më poshtë është faqja zyrtare e Postës Shqiptare.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hackohet posta shqiptare posta shqiptare hackohet posta shqiptare posta shqiptare

Sondazh

Poll