Aktualitet

“E kam me video” Rama replika me banoret e 5 Majit: Erdhe për shtëpinë apo babin

10 Shkurt 2022, 11:06 Nga DOSJA
“E kam me video” Rama replika me banoret e 5 Majit: Erdhe për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë me tre nga banorët e lagjeve ku po shemben banesat, përfshirë dhe nën Liza Markun. Kjo e fundit kërkon të drejtën e pronës së saj që e ka tre katëshe në lagjen “5 Maji”. Një grua tjetër, po banore e “5 Majit” tha se Rama duhet të mbante premtimin e dhënë në vitin 2013, kur thoshte se atyre që kanë ndërtuar pa leje do tu njihej toka e prona.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Nëna jote është kjo? Të vijë dikush tjetër atëherë

Banorja: Jo nuk është nëna, është komshija..

Edi Rama: A, epo mirë. edhe ti aty je, banore?

Lorena Nikolla: Po, unë s’dua asgjë për vete o vlla, unë kam ndërtuar pa leje, me vini gjobën po deshët, por kam ardhur për babin…babai im ka një sëmundje në muhskëri dhe Lufton gjyqeve për një gjë që nuk e dimë a do të jetë gjallë deri atëherë

Edi Rama: Ti ke ardh për shtëpinë apo për babin

Lorena Nikolla: Për shtëpinë e babait, kam qenë në një banesë me të, dola veç dhe ndërtova një shtëpi druri që duhet ta vlerësoni minimalisht sepse është ekologjike

Edi Rama: Po

Lorena Nikolla: Mirë që s’e vlerësoni por na ke premtuar në vitin 2013, e kam me video po deshe ta tregoj, ke thënë nuk përzihem me ata që kanë ndërtuar pa leje, por ja që nuk është e vërtetë, na ka ardhur letra që nuk na e njihni

Liza Marku: Ne duam të drejtën e Zotit, nuk duam t’i biem në qafë shtetit, kam shtëpinë time 3-katëshe

Edi Rama: E ke me leje apo pa leje

Liza Marku: Tashi me leje pa leje, s’di gjë unë, por kshu keni thënë

Edi Rama: Jo, jo, pa leje s’kam thënë unë

Lorena Nikolla: E kam me video, ja ta tregoj.

LAJM KRYESOR: ‘5 Maji’, Lapraka e Paskuqani para Kuvendit: Kaloni mbi trupat tanë! Rama merr 3

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta 10 shkurt 2022 protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll