Aktualitet

Aksidenti TRAGJIK në Durrës! Arrestohet babai i viktimave dhe shoferi, ishin tapë

10 Shkurt 2022, 10:41 Nga DOSJA
Aksidenti TRAGJIK në Durrës! Arrestohet babai i viktimave dhe shoferi,

DURRËS– Shkak i aksidentit tragjik me dy viktima në Durrës ishte alkooli. Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, duke bërë të ditur se babai i dy fëmijëve Sokol Kovaçi dhe shoferi 23-vjeçar Xhoni Muço janë arrestuar. Mësohet se 22-vjeçari i cili përplasi fillimisht motomjetin ishte në gjendje të dehur. Po ashtu, në të njëjtën gjendje e raporton policia edhe babain e dy fëmijëve që ndërruan jetë. Franci Kovaçi dhe Danjeli janë dy të miturit që fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

NJOFTIMI:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M., 22 vjeç dhe S. K., 47 vjeç, të dy banues Durrës, pasi më datë 08.02.2022, në mbrëmje, në rrugën “Bajram Tusha”, në lagjen nr.14, Durrës, 22-vjeçari, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur është përplasur me një motomjet që drejtohej në gjendje të dehur nga 47-vjeçari dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi F. K. dhe u dëmtua rëndë shtetasi D. H., i cili ka humbur jetën më vonë në spital. Gjithashtu, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit D. Q. dhe M. A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetE.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e dy netëve më parë në rrugën “Bajram Tusha”, në lagjen nr.14, Durrës. Për pasojë ndërruan jetë të miturit, një prej tyre humbi jetën pas akidentit ndërsa tjetri orë më vonë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres franci kovaci xhoni muco aksident në durrës durres franci kovaci xhoni muco

Sondazh

Poll