Aktualitet

Basha i dorëzohet Ramës! ‘Pro’ shtyrjes së Vettingut për dy komisionet

10 Shkurt 2022, 07:41 Nga DOSJA
Basha i dorëzohet Ramës! ‘Pro’ shtyrjes së Vettingut

TIRANË– Kryeministri Edi Rama siguron votat e mjaftueshme për të kaluar në Kuvend, kur vendosi dhe e deshi vetë për ndryshimin e Kushtetutës! Sot ndihmën ia jep kryedemokrati Lulzim Basha, pasi Partia Demokratike vendosi për zgjatjen e afateve për organet e Vettingut. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka dhënë direksione të qarta të gjitë deputetëve të tij për të ngritur kartonin jeshil sot në sallë, ashtu siç ka kërkuar maxhoranca, duke u mjaftuar me një lëshim, që nuk ka siguri se do të ndodhë.

Basha pretendon se në këmbim do të marrin plotësimin e dy kushteve kryesore; ngritjen e dy komisioneve për kryerjen e reformës terriroriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore. Mesa duket negociatat me ndërkombëtarët dhe mesazhet nga ambasadorët e huaj në vend, kanë detyruar opozitën që të votojë sipas vullnetit të maxhorancës dhe kërkesave të Edi Ramës. Edhe pse vetë kishin kërkuar që të bëhej “Vettingu i punës” së secilit prej anëtarëve të KPK dhe KPA-së, por mesa duket edhe këtë pikë që donin ta realizonin, e kanë harruar. Deri në orët e para të mëngjesit në selinë e Partisë Demokratike janë zhvilluar negociata intensive me zyrat më të larta të BE në Tiranë, në Bruksel, Uashington, e në fund kanë marrë vetëm një përgjigje nga Basha.

“PD mbështet çdo hap që drejtësia të luftojë pa kompromis korrupsionin politik dhe krimin e organizuar.”

Ndërkohë që po sot, pretendohet nga opozita, se si “kthim nderi”, në rendin e ditës në Kuvend janë futur sot ngritja e komisionit të Reformës zgjedhore dhe asaj territoriale. Pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut, PD gjithashtu lajmëroi se Parlamenti do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD, gjë që edhe mund të mos ndodhë, e gjitha është në “dorën” e maxhorancës. Këto janë dy reforma themelore të kërkuara nga opozita që prej shtatorit, nga PD dhe Basha, duke deklaruar prej kohësh se këto janë dy ndër prioritetet më të rëndësishme për vendin dhe opozitën.

“Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore. Pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e vetingut, Parlamenti do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD.”

Basha, në fjalën e tij për deputetët e pranishëm në mbledhje u ka bërë të qartë e prioriteti i tyre do të jetë reforma territoriale. Për këtë, grupi i punës së bashku me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative.

Për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë deri më 31 dhjetor 2024 duhen 94 vota nga 140 deputetë. Më datë 21 Janar 2021, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri në fund të vitit 2024. Edhe pse Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë se pas mbarimit të afatit të organeve të Vettingu, filtrimi mund të bëhet edhe nga KLP dhe KLGJ. Ndërkohë që vetëm dje, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij konfirmuan voton e tyre kundër në Kuvend, duke nënkuptuar se ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës, ndërsa përsëritën edhe njëherë se vetëm sot do të kuptohet kush është opozita e vërtetë në vend.

ZHVILLIMET GJATË MBLEDHJES: 

‘Nismat ua bllokoi PS, pse po jepni votën?’/ Basha: Tani kemi krah aleatët

Pro Vettingut, Basha: Votojmë ngritjen e 2 komisioneve, Zgjedhoren dhe Territoralen

PD pro zgjatjes së afateve të Vettingut, Sula-Bashës: Lider! Ndarje nga e shkuara

Vota ‘PRO’! PD me 2 kushte, Basha-deputetëve: Nisim punën për reformat prioritare

Mandati i organeve të vettingut! PD ‘PRO’: Mbështesim çdo hap për drejtësi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha mbledh grupin parlamentar lulzim basha zgjatja e afatit per vettingun basha mbledh grupin parlamentar lulzim basha zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll