Aktualitet

VD-“Bën propagandë”,Rama injoron gazetarin, Marku:Pyetjeve të mia s’u përgjigjet dot

10 Shkurt 2022, 09:55 Nga DOSJA
VD-“Bën propagandë”,Rama injoron gazetarin, Marku:Pyetjeve

TIRANË– Kryeministri Edi Rama përzgjidhi vetëm tre mes dhjetëra banorëve të lagjes “5 Maji”, “Pakuqani” e “Lapraka” për t’i futur. Teksa ndodhej mes grumbullit të qytetarëve, Kreu i Qeverisë kërkoi që me të të bisedonin vetëm tre persona, por refuzoi dhe sugjerimin e banorëve, gazetarin Bledar Marku. Ndërkohët që banorët drejtuan gishtin nga gazetari, Rama e injoroi duke shtuar se ai bën propaganë, për shkak të televizionit ku ai punon.

“Jo ky jo, të vijojë të bëjë propagandë në televizion,”- tha Rama.

Pasi mori nënë Liza Markun dhe dy gra të tjera, gazetari Marku iu përgjigj kryeministrit. Ai tha se aty në shesh e kishte çuar shtëpia e tij dhe jo propaganda politike. Sipas gazetarit, arsyeja e vërtetë se përse Rama nuk bisedon me të është se nuk mund tu përgjigjet pyetjeve të tij.

“Nuk ka marrë persona as nga Babrruja, as nga Lapraka dhe as nga Paskuqani, kryeministri bëri një zgjedhje të gabuar. Bledar Marku: Unë jam një nga personat që e di më së miri këtë çështje, di dhe numrin e banesave, devijimet dhe çfarë do të shembet. Kryeministri vjen dhe thotë ‘bëj propagandë’, por kryeministri nuk e di se unë nuk jam për prppagandë këtu, por për të drejtë timë, pavarësisht profesionit tim si gazetar. Por ai e di se unë mund t’i bëj edhe pyetje që ai nuk u përgjigjet dot, ndaj ai i zgjedh një, dy, tre hajde me mua. Dhe ai e di që unë gjithçka që mund të më thuhet do t’ua them banorëve,”- tha Marku ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: ‘5 Maji’, Lapraka e Paskuqani para Kuvendit: Kaloni mbi trupat tanë! Rama merr 3

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar marku edi rama protesta 10 shkurt 2022 bledar marku edi rama protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll