Aktualitet

VD-PRAPASKENAT/ “Mashtruese je ti dhe babai yt”, banorja: Mazniku më ofendoi

10 Shkurt 2022, 10:12 Nga DOSJA
VD-PRAPASKENAT/ “Mashtruese je ti dhe babai yt”, banorja: Mazniku

TIRANË– Lorena Nikolla, banorja e lagjes “5 Maji” deklaroi se janë ofenduar gjatë takimit që patën me kryeministrin Edi Rama brenda sallës së Kuvendit. Nikolla tha para kamerave se i pranishëm në takim ka qenë dhe zëvendës kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.

Këtij të fundit ajo tha se i kanë kërkuar llogari për shtëpitë e tyre, por që ai i ka quajtur mashtruese.

“Kryeministri mbaroi fjalën e tij dhe u çua e iku, patëm një përplasje dhe me zotin Mazniku sepse i dolëm përpara dhe i thamë që ma ka mashtruar. Ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë kasolle?’ ‘Mashtrues je’, i thamë. ‘jo’, më tha, ‘mashtrues je ti dhe babai yt’. Na ofendoi, doja të fillmoja por s’filmova dot, ndërhynë badigardët…”- tha Nikolla ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: ‘5 Maji’, Lapraka e Paskuqani para Kuvendit: Kaloni mbi trupat tanë! Rama merr 3

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta 10 shkurt 2022 protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll