Aktualitet

Qëlloi për vdekje kunatin e tij, Prokuroria kërkon 30 vite burg për Klajdi Shundin

10 Shkurt 2022, 10:32 Nga DOSJA
Qëlloi për vdekje kunatin e tij, Prokuroria kërkon 30 vite burg

TIRANË– 30 vite burg kërkohen nga Prokuroria e Tiranës për Klajdi Shundin, personin e dyshuar për vrasjen e Vladimir Zvezhdës. Ngjarja e rëndë ndodhi në ditën e parë të vitit 2021, pas ndërrimit të viteve rreth orës 03:45.

34-vjeçari Klajdi Shundi, në gjendje të dehur goditi me thikë në qafë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, 42 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Cili ishte shkaku i sherrit? Dosja.al raporton se sherri filloi për mikpritjen. Sipas dëshmisë së shokut të Klajdi Shundit, i cili ishte prezent në ngjarje, sherri ka nisur për arsye banale. Dy “protagonistët” e konfliktit janë zënë se kush janë më mikpritës, Korça apo Pogradeci. Shundi i ka kërkuar Vladimirit që të mos e ngrejë zërin në shtëpinë e tij. Më pas kanë dalë jashtë dhe çështja është agravuar deri në atë pikë që ka ndodhur vrasja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klajdi shundi vladimir zvezhda klajdi shundi vladimir zvezhda

Sondazh

Poll