Aktualitet

VD-Rama humb qetësinë me nënë Lizën: Shtëpinë s’ta sjell dot! U sqaruam më duket

10 Shkurt 2022, 10:08 Nga DOSJA
VD-Rama humb qetësinë me nënë Lizën: Shtëpinë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i prerë me nënë Liza Markun, e cila kërkoi të drejtën për shtëpinë e saj. Pas takimit që zhvilloi me të dhe me dy banorë te tjera të algjes “5maji”, Rama tha se në asnjë vend të Evropës nuk ndodh që një person që ndërton pa leje të marrë shtëpi e para. Por, pavarësisht fjalëve të Ramës, nënë Liza ndërhyri he para kamerave ia bëri të qartë Kreut të Qverisë nuk tërhiqet deri sa të shohë kontratën e shtëpisë së saj. Nga ndërhyrjet, kryeministri e humbi qetësinë dhe tha: U sqaruam më duke, këto janë fjalët e mia!


Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Kërkesat që e duam kështu siç e kemi, këtu ku e kemi nuk ka. Është pa leje

Nënë Liza Marku: Duam letrat të tana me vulë të bashkisë, të gjitha

Edi Rama: Akoma në këtë vend, dritat i konsiderojnë taksa

Nënë Liza Marku: Pse më latë ta ndërtoja shtëpinë kur nuk lejohet

Edi Rama: Në Evropë nuk lejohet fare një gjë e tillë

Nënë Liza Marku: Ne duam të drejtën tonë

Edi Rama: Nëne, të lutem u sqaruam bashkë u sqaruam?

Nënë Liza Marku: Duam shtëpinë tonë..

Edi Rama: E do shtëpinë këtu? S’ta sjell dot, kaq ishn fjalët e mia!

Nënë Liza Marku: Asnjë garanci s;morëm, nuk merresh vesh me këtë, fjalët i merr era. Asnjë kontratë nuk firmos, asgjë.

LAJM KRYESOR: ‘5 Maji’, Lapraka e Paskuqani para Kuvendit: Kaloni mbi trupat tanë! Rama merr 3

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama liza marku protesta 10 shkurt 2022 edi rama liza marku protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll