Aktualitet

Në 2017 i hakërrehej Mogherinit! Basha iu dorëzua Ramës, Berisha i nxjerr videon

10 Shkurt 2022, 09:57 Nga DOSJA
Në 2017 i hakërrehej Mogherinit! Basha iu dorëzua Ramës,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë një video të marsit 2017 të kryedemokratit Lulzim Basha teksa mbante një fjalim brenda të ashtuquajturës “Çadra e lirisë”. Në fragmentin e shkëputur nga Berisha, Basha i drejtohej me një gjuhë të ashpër ndërkombëtarëve e konkretisht, shefes së Lartë të Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherinit, duke i vënë kushte për Vettingun.  

“S’ka vetting pa zgjedhje të lira të ndershme. S’ka zgjedhje të lira pa qeveri teknike” Paraditen e sotme Basha tha nuk ka bisedime por vetëm dialog për të përcaktuar largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Përndryshe, vala popullore do e rrëzojë. Bëjeni Vettingun se do të hapim negociatat. Ne në shqip i themi broçkulla. Po anglisht si i thonë, kush di anglisht këtu?,”-thoshtë Basha duke bërtitur, ndërkohë që tonet i uli vetëm më ditën e takimit me kryeministrin Edi Rama, më 17 maj.

Por duket se historia ëshë përsëritur edhe sot, pasi sërish Basha i është dorëzuar i tëri Ramës, duke votuar edhe njëherë për zgjatjen e afateve të Vettingut. Ndërkohë që është kënaqur me çfarë kryeministri i ka premtuar në këmbim. Nga ana tjetër, vetë Berisha nuk ka denjuar as ta komentojë qëndrimin e Bashës, por i ka nxjerrë vetëm videon.

“Sot “bërtet” votoni Vetingun për Integrimin! Por ja si i drejtohej dikur Lil Brava përfaqësuesve europiane! Sb,”-shkruan Berisha krahas videos.

POSTIMI I BERISHËS:

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha sali berisha zgjatja e afatit per vettingun lulzim basha sali berisha zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll