Aktualitet

U transferua në burgun e Fierit, karantinohet për 14 ditë ish-ministri Saimir Tahiri

10 Shkurt 2022, 09:35 Nga DOSJA
U transferua në burgun e Fierit, karantinohet për 14 ditë

FIER-Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duhet të qëndrojë i karantinuar 14 ditë në Burgun e Fierit. Ky është vendimi që është në fuqi, si masë parandaluese ndaj Covid-19 dhe mbrojtjes së të burgosurve të tjerë të burgut. Ky është rregulli i ri për çdo person që futet brenda institucioneve të dënimit. Nga 10 deri në 2 javë, çdo person do duhet të qëndrojë në karantinë. Tahiri është në gjendje të mirë shëndetësore mirëpo do duhet të ndjekë këtë proçedurë.

Vendimi për tu transferuar në burgun e Fierit, u dha ditën e djeshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Tahirit do ti lejohen 4 vizita në muaj si dhe do të qëndrojë në qeli i vetëm.

Tahiri u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dënimi iu dha me 4 Shkurt, e që nga ajo ditë, Tahiri ka qëndruar në ambientet e paraburgimit te 313-ta në Tiranë. Ish-ministri qëndroi vetëm në një qeli në godinën numër 2. Ai ruhej nga forcat e policisë me të cilët shkëmbente edhe batuta (sipas gazetares Klodiana Lala).

Prokurorët thanë se kanë prova se ish-ministri i Brendshëm ka pasur lidhje me anëtarët e grupit dhe Habilaj dhe i kanë mbështetur e mbrojtur ata në të paktën katër episode trafikimi të drogës në drejtim të Italisë. Por pretenca e tyre nuk u mor parasysh duke dënuar me vetëm 5 vite heqje lirie, ish-zyrtarin, dënim që i reduktohet në 3.4 për shkak se përfiton nga procedura e gjykimit të shkurtuar. Ndaj dhe i shkurohet edhe 1/3 e dënimit. Deri më tani, as mbrojtja e Tahirit nuk ka bërë rekurs pasi presin zbardhjen e plotë të vendimit të Gjykatës së Apelit, ndërsa vetë ish-ministri pritet që të transferohet së shpejti në burgun e Rrogozhinës, ku edhe do të vuajë dënimin.

Edhe pse ish-ministri kërkoi pafajsinë, sërish togat e zeza i konsideruan të forta provat kundër tij duke e dënuar me burg. Akuza e argumentuar nga Prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij. Beteja pritet që të vijojë sërish në Gjykatën e Lartë, por kësaj here ka një ndryshim, Tahiri nuk do të shkojë më si i pandehur, por si fajtor me pranga në duar në kërkim të lirisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet karantinohet tahiri saimir tahiri karantinohet tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll