Politike

Mesazh të koduar? Meta: I kemi të gjitha mundësitë për të pasur fitore spektakolare

9 Shkurt 2022, 21:41 Nga DOSJA
Mesazh të koduar? Meta: I kemi të gjitha mundësitë për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale me anë të së cilës tregon se po ndjek ekipin e tij të preferuar, Celtic. Por, fjalët që ka shkuar krah videos, duken si një mesazh i koduar për çështjen e shkarkimit të tij që është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.

“0:2 në transfertë. Dy super gola të mrekullueshëm, pa mbaruar ende pjesa e parë. I kemi të gjitha mundësitë për të mbyllur ndeshjen me një fitore spektakolare. Po e ndjek lojën me shumë emocion. Përshëndetje!”- shkruan ai krah videos.

Gjykata Kushtetuese është tërhequr dhe nga momenti në moment mund të japë vendimin për çështjen e shkarkimit të Presidentit.  Shkarkimi i kreut të shtetit u kërkua nga maxhoranca me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe duke nxitur dhunë mes qytetarëve. 

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll