Politike

PARA dhe PAS/ Ndryshimi i Ramës për emigrantët: S’ikin për shkak të qeverisjes

9 Shkurt 2022, 20:28 Nga DOSJA
PARA dhe PAS/ Ndryshimi i Ramës për emigrantët: S’ikin

TIRANË– Përpara se të bëhej kryeministër, ajo që kishte rëndësi për Ramën ishin emigrantët! Të paktën kështu deklaronte publikisht. Madje në vitin 2013, kryesocialisti Rama vizitoi edhe shqiptarët që jetonin e punonin në Milano të Italisë.

Por çfarë thoshte realisht për emigrantët?

Sipas Ramës, shqiptarët largoheshin nga vendi sepse nuk qëndronin dot aty ku nuk kishin vende punë.

‘Nga Shqipëria ikin çdo ditë 130 vetë, pse ikin këta nga parajsa e punës, çfarë shkojnë të gjejnë atje? Shqiptarët e dinë shumë mirë se Greqia e Italia nuk ka punë, madje edhe një punë që gjejnë atje e humbir dhe kthehen në rreshtin e të papunëve këtu. Pra ikin sepse nuk jetojnë dot,’- deklaronte Rama.

Ndërsa sot, që është vetë në krye të qeverisë, gjërat kanë ndryshuar sipas kryeministrit. Arsyeja që shqiptarët braktisin vendin, nuk është keqqeverisja. Madje kryesocialisti shkon më tej duke thënë se ata që e mendojnë këtë gjë, ose nuk kuptojnë osë janë të poshtër.   

“Kush thotë se ikja e njerëzve sot nga Shqipëria lidhet me qeverisjen, nuk kupton asgjë. Ose nuk kupton asgjë, ose është i poshtër,”- deklaron Rama si kryeministër.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll