Politike

Berisha: Basha ka vënë vulën dhe logon e PD-së në dispozicion të Ramës

9 Shkurt 2022, 17:09 Nga DOSJA
Berisha: Basha ka vënë vulën dhe logon e PD-së në

LUSHNJE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha i ka dhënë kryeministrit Edi Rama vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiak në Lushnje, Elton Bano, Berisha tha se Rama përdori 130 milion euro nga buxheti i shtetit për të marrë votën e qytetarëve në zonat e tërmetit. Ai gjithashtu tha se Basha, i cili ishte i zotuar të mbrojë votën tuaj, e tradhëtoi atë.

Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i ka dhënë logon e PD me policë dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj, krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij, të cilin nuk e njoh dhe nuk merrem me të, por ta dini primaret ishin të hapura poër çdo anëtar të PD në Lushnje pa përjashtim dhe kërkonin guximin e besimin te vota e lirë. Ata të cilët nuk patën kurajo por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul Bravës le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant Bego Yarisit që vjen dhe bën fushatë për ta. Vjen dhe bën fushatën e tyre. A mundet të përfaqësojë ky kandidat interesat tuaja? Kurrën e kurrës. Përfaqëson Lul Bravën dhe pengmarrësin e tij Edi Ramën. Edi Rama përdori mashtrime, banda dhe shumë mënyrë, por përdori edhe naitivitetin e tmerrshëm të ish-kryetarit tonë, të cilin sikur i bëri magji në një takim të papritur 5-6 orësh dhe nuk e morëm vesh se çfarë ndodhi. Nga ajo kohë, në zgjedhjet e vitit 2021, ai vendosi sistemin e patronazhistëve, sistem i përdorur në Partinë e Punës. Përdori 130 mln euro nga buxheti për të marrë votën e qytetarëve në zonat e tërmetit, përdori paratë e droiës dhe korrupsionit. Lulzim Brava i cili ishte zotuar se do të mbroj votën tuaj, në mënyrën më të pabesë tradhtoi votën tuaj, dhe në vend që të dilte në shesh për të mbushur sheshin e Tiranës e të mos ndaheshim deri kur të përmbysnim zgjedhjet, vrapoi pas karriges së tij”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Sot në Lushnje, Berisha: Prezantojmë kandidatin për kryebashkiak

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne lushnje elton bano sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 berisha ne lushnje elton bano sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll