Politike

Takimi me banorët e 5 majit, Meta: U garantova që zëri i tyre do të dëgjohet

9 Shkurt 2022, 17:19 Nga DOSJA
Takimi me banorët e 5 majit, Meta: U garantova që zëri i tyre do

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me përfaqësues së zonave të 5 majit, Laprakës dhe Paskuqanit, të cilët kanë dalë në protestë për prishjen e shtëpive të tyre. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se është informuar në lidhje me situatën që po ndodh me shpronësimin e banesave, duke e quajtur këtë gjë antikushteuese. Meta gjithashtu i ka garantuar qytetarët se do të bëjë çdo gjë që zëri të dëgjohet, si dhe u ka dhënë atyre mbështetjen institucionale të Presidencës.

Postimi i Metës:

Prita sot, me kërkesën e tyre, përfaqësues të banorëve protestues të zonave të 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit në kryeqytet. Më informuan në detaje lidhur situatën e dhembshme dhe antikushtetuese që po ndodh me shpronësimin arbitrar të banesave dhe pronave të tyre dhe me faktin e mungesës së dialogut dhe dëgjimit të kërkesave të tyre legjitime nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Banorët më deklaruan se janë të hapur ndaj zhvillimit urban dhe përmirësimit të infrastrukturës së Tiranës, por ata nuk mund të braktisen dhe të lejojnë që interesat okulte të shkelin të drejtën e tyre jetike pronësore duke u shkatërruar pronat, pa kontrata dhe garanci të rregullt ligjore. Duke vlerësuar shqetësimet e tyre, i garantova se do të bëj gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet me ndjeshmërinë më të madhe njerëzore dhe zyrtare, me të gjithë mbështetjen time të plotë institucionale, për të legjitimuar kërkesat e tyre që meritojnë të marrin përgjigjen e duhur nga organet përkatëse administrative e ligjore. Beteja demokratike për një shoqëri të drejtë dhe mos lejimin e kapjes së shtetit ka nevojë për ndërgjegjësimin e opinionit, zbatimin e drejtë të ligjit dhe unifikimin e të gjithë faktorëve të shoqërisë shqiptare që kërkojnë zhvillim e prosperitet.

LAJMI KRYESOR: TENSIONE-Nis shembja tek ‘5 Maji’, banorët nxirren forcërisht, Policia rrethon zonën

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll