Politike

Rama jep intervistë nga aeroplani: Aeroporti i Vlorës do jetë më i madh se i Tiranës

9 Shkurt 2022, 21:44 Nga DOSJA
Rama jep intervistë nga aeroplani: Aeroporti i Vlorës do jetë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Gjatë një fluturimi me avion bashkë me gazetarin Blendi Fevziu, Rama u shpreh për “Opinion” se aeroporti i Vlorës me shumë gjasa mund të jetë edhe më i madh se aeroporti Nënë Tereza.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se edhe Saranda do të ketë një aeroport, por që do të jetë vetëm sezonal. Me bindje, Rama thotë se turizmi do të jetë një transformues i madh në të gjitha aspektet ekonomike në Shqipëri.

“Është shumë e rëndësishme kjo që po ndodh sot sepse hap përfundimisht portën e Kukësit dhe krijon premisë për zhvillim të rëndësishëm ekonomik. Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vetë për 36 muaj, ne do mundohemi që të jetë pak më përpara që brenda këtij mandate të fillojmë fluturimin. Saranda është një aeroport i një natyre tjetër sepse është vetëm sezonal. Vlora do të jetë gjatë gjithë vitit dhe sipas të gjitha gjasave do jetë aeroport edhe më i madh se ai i Tiranës sepse do përfshijë edhe kargo. Ne kemi një rritje të frikshme në aspektin e prurjeve nga ajri. Aeroporti “Nënë Tereza” është aeroporti me rritjen më të lartë në periudhë pandemie në Europë. Unë jam i bindur që turizmi do të jetë një transformues i madh në të gjitha aspektet ekonomike dhe në 2030 Shqipëria do jetë vendi me turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor,”- u shpreh Rama ndër të tjera.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll