Politike

VENDIMI / Qeveria akordon 190 mln lekë për zgjedhjet e 6 marsit

9 Shkurt 2022, 15:47 Nga DOSJA
VENDIMI / Qeveria akordon 190 mln lekë për zgjedhjet e 6 marsit

TIRANË– Qeveria ka akorduar 190 milionë lekë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përballimin e  shpenzimeve për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të zhvillohen me datë 6 mars. Vendimi për aordimin e buxhetit është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i qeverisë:

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT TË ZGJEDHJEVE TË PJESSHME PËR ORGANET E VETËQEVERISJES VENDORE, TË DATËS 6 MARS 2022

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 87, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen në Durrës, Shkodër, Lushnje, Dibër, Vorë e Rrogozhinë që mbetën pa kryebashkiakë. Vetë kryekomisioneri Celibashi ka rrëfyer më herët se zgjedhjet e pjesshme vendore do të kushtojnë 180 milionë lekë. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi tha se në këto gjashtë bashki do të aplikohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë do të aplikohet edhe votimi elektronik. Sipas KQZ-së në këto gjashtë bashki janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll