Politike

Nesër votohet zgjatja e Vetingut, Basha-SMS demokratëve: Në 09:00 ju pres në seli

9 Shkurt 2022, 21:33 Nga DOSJA
Nesër votohet zgjatja e Vetingut, Basha-SMS demokratëve: Në 09:00

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë mbledhje me grupin parlamentar nesër. Një orë para se të nisë seanca plenare gjatë të cilës do të votohet zgjatja e mandateve përo rganet e Vettingut, kryedemokrati do të mbledhë deputetët në selinë blu.

Në një mesazh dërguar demokratëve, Basha ka informuar deputetët se në orën 09:00 pritet të nisë mbledhja, kohë në të cilën ata duhet të jenë mbledhur në sallën e zyrave qendrore të PD-së.

“Pershendetje! Neser ne oren 09:00 do te kemi mbledhje grupi ne seli! Ju faleminderit!”- thuhet në mesazh.

Gjatë kësaj mbledhje pritet që të diskutohet sigurisht në lidhje me votën që do të jepet për zgjatjen ose jo të mandatit të organeve të Vettingut. OSBE, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe ajo britanike u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut. Për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë deri më 31 dhjetor 2024 duhen 94 vota nga 140 deputetë. Më datë 21 Janar 2021, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri në fund të vitit 2024.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha zgjatja e mandatit per organet e vettingut lulzim basha zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll