Politike

Berisha nga Lushnja: Ndryshimi është i nevojshëm, të votojmë Banon

9 Shkurt 2022, 17:00 Nga DOSJA
Berisha nga Lushnja: Ndryshimi është i nevojshëm, të

LUSHNJE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ndryshimi në Lushnje dhe në të gjithë vendin është mëse i nevojshëm. Nga prezantimi i kandidatit për kryebashkiak në Lushnje Elton Bano, Berisha tha se në këto momente ndryshimi është aq i nevojshëm sa është edhe ajri për zogjtë. Ai gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të votojnë Banon, pasi ai do të sjellë ndryshimin në Lushnje.

“Kjo fushatë, këto votime duhet të shënojnë atë moment që është më jetik sot për çdo shqiptar që do të jetojë në këtë vend, për çdo qytetar, femer, të Lushnjes dhe mbarë Shqipërisë. Duhet të shënojmë ndryshimin. Për ne shqiptarët sa herë që ta mendojmë asgjë më të bekuar nuk ka dhe nuk mund të ketë se sa ndryshimi. Imagjinoni për një moment, kam ardhur këtu në vitin 1992 president i Republikës. Unë dilja para jush dhe shkoja në kancelaritë e Europës e Botës, në Shtëpinë e Bardhë, një president me rrogë 16 dollarë në muaj.

Ndryshimi që shënjuam së bashku çdo muaj, çdo vit e solli që në vitin 2013 nga vend me rroga sa në Uganda të kemi rroga më 3 të larta në rajon përfshirë edhe Rumaninë e Bullgarinë. Kishim 2 400 km rrugë të asfaltuara, dhe në 8 vite asfaltuam 11 mijë km rrugë. Ndryshimi bëri të mundur që ne vendi më i izoluar i Europës të anëtarësohemi në NATO, në KiE, të ecim të sigurt drejt BE dhe të fitojmë lëvizjen e lirë. Shqipëria ka nevojë për votën tuaj që të firmosni ndryshimin. Ndryshimi është i nevojshëm për shqiptarët aq sa është ajri për zogjtë që fluturojnë. Ne duhet të fluturojmë, ne duhet të ecim shpejt” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Sot në Lushnje, Berisha: Prezantojmë kandidatin për kryebashkiak

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne lushnje elton bano sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 berisha ne lushnje elton bano sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll