Sport

Cristiano Ronaldo në krizë, nuk i ka ndodhur prej 12 vjetësh: zhgënjimin e shpreh…

9 Shkurt 2022, 20:14 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo në krizë, nuk i ka ndodhur prej 12 vjetësh:

ANGLI-Më shumë pritej nga Cristiano Ronaldo dhe Manchester United këtë sezon. Barazimi në fushën e Burnley-t është një tjetër gabim i një skuadre që duket se nuk ka përfituar veçanërisht nga zëvendësimi në pankinë mes Solskjaer dhe Rangnick. Përkundrazi, gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për CR7, i cili, pas një fillimi të shkëlqyer, humbi shkëlqimin e tij, gjykuar nga numrat  të cilat konfirmuan trendin negativ.

Sulmuesi hyri në lojë në minutën e 67’ dhe loja e tij regjistroi disa hije të zeza. Dy raste të humbura me kokë dhe njëfarë nervozizmi që shfaqej edhe nga gjestet e zakonshme ndaj shokëve të skuadrës.Menjëherë pas fërshëllimës finale, Cristiano Ronaldo, shumë i mërzitur u largua menjëherë në dhomat e zhveshjes. Një zhgënjim i tillë vjel edhe për rastin se lojtari nuk po shënon. Goli i fundit i shënuar nga sulmuesi është më 30 dhjetor, pikërisht ndaj Burnley-t.

 

Cristiano Ronaldo ran straight off the pitch at the final whistle of Man Utd’s draw with Burnley ? pic.twitter.com/vnsYvYakmb

— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 8, 2022

Portugezi nuk ka regjistruar një seri prej 5 ndeshjesh pa gola që nga viti 2010 kur luante për Real Madrid. Në klub tashmë shpresojnë që lojtari të gjejë golin kundër Southampton, në mënyrë që të mos përkeqësojë rezultatin dhe t’i afrohet serisë më të keqe të karrierës së tij.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll