Sport

Kërkesë për burg, gjobë dhe sponsori që i largohet, macja e fut në telashe lojtarin

9 Shkurt 2022, 17:38 Nga DOSJA
Kërkesë për burg, gjobë dhe sponsori që i largohet,

ANGLI-Kurt Zouma po kalon momente vërtet të vështira. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim apo për një ngjarje që ka lidhje me profesionin e tij, futbollin. Mbrojtësi i West Ham United është vënë në qendër të kritikave në Angli pas një videoje të bërë virale në Ishull, ku shfaqet duke goditur me shkelm dhe shuplaka maçokun e tij.

Daily Mail raporton se mbrojtësi mund të dënohet për veprimin e tij me katër vite burg dhe 50 mijë sterlina gjobë. Avokatët e grupit më të madh për të drejtat e kafshëve në Francë, “La Fondation 30 Millions d’Amis”, kanë konktaktuar menjëherë prokurorët.

 

A video obtained by The Sun allegedly shows footballer Kurt Zouma kicking and hitting his cat.

It’s absolutely disgusting and disturbing footage. I hope he is prosecuted for animal cruelty. pic.twitter.com/3K7xMeHh5j

— Emily Hewertson ?? (@emilyhewertson) February 7, 2022

West Ham, pasi ka dënuar përsëri veprimet e lojtarit, ka bërë të ditur se e kagjobitur Zouma me 250 mijë sterlina (dy javë rrogë) dhe se lojtari e ka pranuardënimin, duke kërkuar që shuma të jepej në bamirësi për entet në mbrojtje të kafshëve. Adidas, kompania e veshjeve ka ndërprerë kontratën e sponsorizimit me lojtarin.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kourt zouma west ham kourt zouma west ham

Sondazh

Poll