Sport

Dështoi te Partizani, Ergys Kaçe gjen menjëherë ekip, mesfushori firmos me…

9 Shkurt 2022, 17:21 Nga DOSJA

GREQI-Ergys Kaçe, ish-mesfushori i kombëtares, erdhi te Partizani me super pagën e zakonshme dhe la për të dëshiruar në fushë. Ai që duhej të ishte fari ndriçues i lojës së të kuqve u kthye vetëm në një barrë financiare që klubi nuk po dinte si ta hiqte qafe.

Pasi mori disa paga dhe u largua me konsensus nga klubi i kuq, tani Ergys Kaçe është lojtari i ri i skuadrës së Verias, ekip që militon në Ligën e Dytë greke.Mesfushori i cili u largua nga Partizani ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit me skuadrën helene.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Verias me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 28-vjeçarit shqiptar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ergys kaçe partizani ergys kaçe partizani

Sondazh

Poll