Sport

Veliaj sulmon FSHF-në: “Po të bënte sa Bashkia e Tiranës, sot do kishim 100 fusha”

9 Shkurt 2022, 12:29 Nga DOSJA
Veliaj sulmon FSHF-në: “Po të bënte sa Bashkia e

TIRANE – Erion Veliaj zgjodhi “Ditën Kombëtare të Sportit në Katar”, në minikampionatin e futbollit dhe basketbollit për fëmijë për të goditur Federatën Shqiptare të Futbollit.

Veliaj tha se, sikur edhe FSHF-ja të kishte investuar, ashtu siç ka bërë këto vite Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit për sportin, sot në Tiranë do të kishim mbi 100 fusha sportive për fëmijët.

“Unë edhe miku im, Ambasadori Al Marri, e kemi bërë punën tonë. Kemi investuar në shkolla dhe terrene sportive. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, duke filluar nga fushat në Laprakë te fushat te Parku i Liqenit. Por sikur të gjithë ata që e kanë për detyrë të bëjnë fusha futbolli ta kishin bërë detyrën e tyre sot do të kishim 100 fusha sportive në Tiranë.

Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, por ajo që është e rëndësishme është se, kush e ka mundësinë le të ndihmojë, të kontribuojë dhe të lërë një shenjë, ashtu siç kemi lënë një shenjë me vëllezërit dhe motrat tonë nga Katari,”- tha Veliaj.

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bashkia e tiranës dhe ambasada e katarit për sportin fshf kallezon erion veliaj ne prokurori premtimi i pambajtur i erion veliajt rion veliaj bashkia e tiranës dhe ambasada e katarit për sportin fshf kallezon erion veliaj ne prokurori premtimi i pambajtur i erion veliajt rion veliaj

Sondazh

Poll