Sport

E vendos një penallti, Teuta mund Skënderbeun dhe arrin gjysmëfinalen e Kupës

9 Shkurt 2022, 18:01 Nga DOSJA
E vendos një penallti, Teuta mund Skënderbeun dhe arrin

ELBASAN- Teuta është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Skaudra durrsake fitoi me shifrat 1-0 ndaj Skënderbeut. Takimi nisi mirë për durrsakët të cilët e gjetën shpejt avantazhin, kur Hebaj në minutën e 8’ do të shënonte golin e avantazhit.

Gjyqtari Ziri pa një parregullsi në zonë dhe akordoi një 11-metërsh mes polemikash. Ai që shënoi edhe ndeshjen e parë, mori përsipër penalltinë duke e çuar në rrjetë. Në pjesën e dytë Skënderbeu u hodh në sulm, por edhe pse gjeti golin ishte sistemi VAR që anuloi gjithçka.

 

Më pas Teuta u përpoq të menaxhonte rezultatin dhe ia doli mjaft mirë duke e mbyllur takimin me rezultatin 1-0 dhe bëhet kështu ekipi i parë që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.Edhe ndeshja e parë përfundoi me të njëjtin rezultat. Ishte po Hebaj që vendosi edhe takimin e parë në Korçë duke realizuar golin e fitore.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport skenderbeu teuta skenderbeu teuta

Sondazh

Poll