Sport

Chelsea dominon Al-Hilal, por për Kupën e Botës në finale e pret Palmeiras…

9 Shkurt 2022, 19:31 Nga DOSJA
Chelsea dominon Al-Hilal, por për Kupën e Botës në finale e

EMIRATET E BASHKUARA – Në duelin midis dy ish-trajnerëve të Ligue 1, ishte Thomas Tuchel, i munguar për shkak të Covid-it, ai që u kualifikua ndaj homologut të tij, Leonardo Jardim. Në të vërtetë, Chelsea fitoi kundër Al-Hilal (1-0) në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube.

Blutë dominuan takimin, duke krijuar shumë raste, por që shpesh pengoheshin në një këmbë apo kundërsulm saudit. U desh edhe një gabim nga mbrojtja kundërshtare që Chelsea të shënonte golin e vetëm të ndeshjes.

Romelu Lukaku në minutën e 32-të mashtroi Abdullah Al-Mayouf, duke shënuar fitoren 1-0. Belgu u rikthye te goli, pas pesë ndeshjeve pa shënuar në të gjitha garat.

Al-Hilal në pjesën e dytë e kërkoi më tepër golin, por Kepa ishte pengesë në dy raste. Portieri spanjoll fitoi fillimisht ballë për ballë me Marega (63′) përpara se të fluturonte në të majtë të tij, pas një goditjeje nga Mohammed Kanno (78′).

Chelsea u drodh deri në fund, por qëndroi fituese duke siguruar finalen e kompeticionit të shtunën (17:30) kundër Palmeiras, i cili mundi klubin egjiptian Al-Ahly (2-0).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea fitoi kundër al-hilal (1-0) në gjysmëfinale chelsea kampione e europa league chelsea në champions league kupës së botës për klube romelu lukaku në minutën e 32-të chelsea fitoi kundër al-hilal (1-0) në gjysmëfinale chelsea kampione e europa league chelsea në champions league kupës së botës për klube romelu lukaku në minutën e 32-të

Sondazh

Poll