Sport

Drama e Jean Pyerre! Firmos me Giresunspor, por vizita i zbulon kancer në testikuj

9 Shkurt 2022, 19:40 Nga DOSJA

TURQI – Në merkaton e janarit në Turqi, ka një histori që duhet treguar. Ajo që ka të bëjë me Jean Pyerre. Mesfushori sulmues brazilian, 23-vjeçar, u shfaq me fanellën e Gremios, aq sa Giresunspor vendosi ta bëjë të tijin atë. Njoftimi për blerjen e tij vjen më 30 janar: u arrit një marrëveshje huazimi deri në qershor 2023.

Mirëpo gjatë analizave mjekësore të kryera, vjen lajmi i tmerrshëm: lojtari diagnostikohet me kancer në testikuj, duke i dhënë fund menjëherë aventurës së tij në Turqi.

Mesfushori ka folur për sëmundjen, përmes një lajmi në Instagram, duke fluturuar për në Brazil, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të duhur në Porto Alegre. Vullneti i Jean është të jetë pranë familjes dhe të ndihmohet nga njerëz të besuar, në një ambient familjar.

Prandaj kontrata e tij ekzistuese me Giresunspor mund të anulohet përgjithmonë, por ky është një aspekt i parëndësishëm përballë një situate të tillë. Lojtari edhe në Instagram u shpreh pozitiv: “Situata është delikate, por ka shumë mundësi që të zgjidhet. Kështu do të jetë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport braziliani deshiron barcelonen braziliani peson atak ne zemer me fanellën e gremios mesfushori ka folur për sëmundjen në turqi një marrëveshje huazimi deri në qershor 2023 braziliani deshiron barcelonen braziliani peson atak ne zemer me fanellën e gremios mesfushori ka folur për sëmundjen në turqi një marrëveshje huazimi deri në qershor 2023

Sondazh

Poll