Sport

Man.City, lojtarë të dehur në pub. Guardiola:Do t’i gjobis, duhet të më kishin ftuar

9 Shkurt 2022, 17:04 Nga DOSJA
Man.City, lojtarë të dehur në pub. Guardiola:Do t’i gjobis,

ANGLI– Ka mënyra të ndryshme për t’u vlerësuar në dhomat e zhveshjes. Pep Guardiola i njeh të gjitha nëse kihet parasysh se vetëm njëri prej lojtarëve të tij, Zlatan Ibrahimovic, nuk e kujton me dashuri.

Këtë herë ai ka zgjedhur të mos e bëjë dramë fotot që u shpërndanë në rrjetet sociale të lojtarëve që ishin të dehur, kryesisht Jack Grealish. Guardiola komentoi: “Jam shumë i zemëruar, sigurisht, sepse nuk më ftuan dhe nuk më pëlqeu fare. Shpresoj që ta bëjnë herën tjetër.”

Guardiola mendoi t’i jepte fund polemikave që po shpërthenin: “Videoja nuk tregon se çfarë ndodhi saktësisht. Megjithatë, ata nuk i shkelën rregullat dhe janë mirë dhe do të gjobiten vetëm sepse nuk më ftuan. Duke lënë mënjanë shakatë, ata duhet të dinë si të sillen në epokën e rrjeteve sociale, edhe pse në këtë rast mendoj se nuk janë trajtuar mirë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport guardiola man. city guardiola man. city

Sondazh

Poll