Sport

Edhe Xherdan Shaqiri ‘prek’ MLS: ka kaluar ekzaminimet mjekësore me Chicago Fire…

9 Shkurt 2022, 12:02 Nga DOSJA

SHBA – Mesfushori sulmues Xherdan Shaqiri fluturon drejt MLS. I lindur në ’91, ylli i kombëtares zvicerane me origjinë shqiptare, kaloi ekzaminimet mjekësore me Chicago Fire, të cilët pranuan të paguanin 7.5 milionë dollarë për ta rrëmbyer atë nga francezët e Lyonit.

Shaqiri në verë ishte afër kalimit të tij për te Lacio. Konsiderohej si një goditjet e mëdha të skuadrës së sapolindur bardhekaltër të drejtuar nga Sarri, por në fund fituan francezët e Lyonit.

Por në Francë, mesfushori Shaqiri nuk gjeti terren pjellor dhe u aktivizua në vetëm më pak se 1000 minuta. Prandaj erdhi edhe vendimi për të ndryshuar jetën e tij, në kulmin e karrierës së tij. Në moshën 30-vjeçare, ish-lojtari i Liverpoolit i tha “Po” Chicago Firences, ku tashmë ka përfunduar ekzaminimet mjekësore. Në këtë moment mungon vetëm njoftimi zyrtar për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fituan francezët e lyonit ish-lojtari i liverpoolit kaloi ekzaminimet mjekësore me chicago fire shaqiri drejt largimit nga liverpool shaqiri tek liverpool xherdan shaqiri ylli i kombëtares zvicerane fituan francezët e lyonit ish-lojtari i liverpoolit kaloi ekzaminimet mjekësore me chicago fire shaqiri drejt largimit nga liverpool shaqiri tek liverpool xherdan shaqiri ylli i kombëtares zvicerane

Sondazh

Poll