Politike

PD: Kandidati i Berishës Elton Bano mbështeti Fatos Tushen e punoi me PS

9 Shkurt 2022, 16:43 Nga DOSJA
PD: Kandidati i Berishës Elton Bano mbështeti Fatos Tushen e punoi me

TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar Elton Banon, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” si bashkëpunëtor të kryeministrit Edi Rama e kandidatëve të Partisë Socialiste në këtë zonë. Në një postim të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shkruhet se Bano ka mbështetur dhe kandidatin Fatos Tushe për Lushnjen që sot është në pranga. Sipas Bardhit, Bano në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partisë Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Koalicioni LSI – PDK në Lushnjë paska shpifur sot kundër PD. Demokratët e Lushnjës e kanë të qartë se kush i ka shërbyer Edi Ramës në Lushnjë që nga 2007. Faktet më poshtë po i listoj për çdo demokrat në Shqipëri, se demokratët e Lushnjës janë të qartë: Ë shtë fakt që kandidati i LSI+PDK Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani. Është fakt që kandidati LSI -PDK Elton Ilir Bano në 2011 ka këmbëngulur dhe mbështetur që Bashkia Lushnjë t’i lihet zonë e lirë LSI. Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës. Është fakt se kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2015 ka mbështetur kandidatin e PS-LSI Fatos Tushe kundër kandidatit të PD Darien Xhindoli. Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partisë Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës. Është fakt që në 2022 kandidati i LSI-PDK Elton Ilir Bano po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike. Strehimi i Elton Ilir Banos në “Shtëpinë e Ilirit” dhe LSI nuk është lajm i ri për demokratët e Lushnjës; është thjesht bashkëpunimi i radhës! Ndërkohë që demokratët e Lushnjës janë bashkë, në shtëpinë e tyre – Partinë Demokratike, në mbështetje të kandidatit të PD Indrit Sefa, kundër Edi Ramës dhe kandidates së Taulant Ballës në Lushnjë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elton bano gazment bardhi shtëpia e lirisë elton bano gazment bardhi shtëpia e lirisë

Sondazh

Poll