Politike

Kandidati për kryebashkiak: Lushnja është katandisur si mos më keq

9 Shkurt 2022, 16:56 Nga DOSJA
Kandidati për kryebashkiak: Lushnja është katandisur si mos

LUSHNJE- Kandidati për kryebashkiak i Lushnjes nga Koaliscioni i “Shtëpisë së Lirisë” Elton Bano ka deklaruar se Lushnja është katandisur si mos më keq. Gjatë prazantimit të sotëm, Bano u ndal te zgjedhjet primare që u bënë, duke theksuar se primaret ishin proces i rrallë dhe transparent. Ai tha se ky veprim tregon konceptin e tyre të drejtimit.

“I nderuar Doktor Berisha, të nderuar zonja dhe zotërinj, miq dhe dashamirës të qytetit. Ju falenderoi për besimin dhe votën tuaj për kandidimin tuaj për kandidat të Bashkisësë Lushnjes në zgjedhjet e 6 marsit. Primaret ishin një proces i rrallë dhe mbreslënës, transparent dhe gjithë përfshirës.

Anëtarët e PD-së Lushnje dhe të 5 bashkive të tjera vendosën një standart të ri në zgjedhjen e përfaqësuasit të tyre që tejkaloj ndikimin jo vetëm në forcën tonë politike. Procesi vendimarrës i anëtarësisë që ne kryem, tregon konceptin tonë të drejtimit të pushtetit tonë nesër. Sikurse është fundi i asaj që u bë një praktikë e zakonshme nga uzurpuesit e sotëm të vulës për shumë vite me radhë. Të nderuar qytetarë, e duam Lushnjen tonë dhe na dhemb gjendja ku është katandisur sot,” tha Bano.

LAJMI KRYESOR: Sot në Lushnje, Berisha: Prezantojmë kandidatin për kryebashkiak

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne lushnje elton bano zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 berisha ne lushnje elton bano zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll