Politike

“Jo votë Berishës e Kryemadhit”, Rithemelimi: Balla vërtetoi lidhjet me Bashën

9 Shkurt 2022, 16:42 Nga DOSJA
“Jo votë Berishës e Kryemadhit”, Rithemelimi: Balla

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ishte sot në Lushnjek u zhvilloi një takim me mbështesit e tij. gjatë fjalës që mbajti, Balla u bëri thirrje qytetarëve që të mos ia jepnin votën ish-kryeministrit Sali Berisha e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit, duke treguar se kundërshtar të vetëm në Lushnje kishte kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë”. Kryedemokratin Lulzim Basha nuk e përmendi fare.

“Përse i duhet vota një demokrati? Për t’ia dhënë kandidatit të Saliut dhe Ilir Metës? Si mundet një demokrat 24-karatësh ta investojë votën në një koalicion që është ndërtuar kundër SHBA-së? Por a mundemi ne shqiptarët ti kundërvihemi SHBA-së, pa të cilët ne s’do të kishim ekzistuar si komb? Në vitin 1920 Kongresi i Lushnjes merrte vendimet dhe mbështetjen e tyre e gjente tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës,”- është shprehur Balla.

Pikërisht këto fjalë janë interpretuar si vërtetim i aleancës mes Partisë Socialiste dhe Bashës nga Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike. në një postim në Facebook, Floriana Garo shkruan se Balla deklaroi publikisht atë që deri dje mbahej e fshehur aleancën e pazareve me Bashën që e konsideron ‘fraksion vule’.

“Edi Rama dhe Taulant Balla kanë dalë hapur sot në mbështetje të Lulzim Bashës, duke bërë fushatë pro tij në Lushnjë. Balla deklaroi publikisht atë që deri dje mbahej e fshehur: aleancën e pazareve me Fraksionin e Vulës. Për çdo demokrat në Lushnjë dhe në të gjithë Shqipërinë, ka qenë e qartë prej kohësh se Basha e kishte lënë peng PD-në dhe opozitën në duart e Edi Ramës. Opozita e vërtetë, Shtëpia e madhe e Lirisë që ka ndezur kudo shpresën dhe besimin, i ka detyruar pazarxhinjtë që tashmë të dalin hapur. Prandaj më 6 Mars të votojmë për t’i rikthyer Shqipërisë opozitën e vërtetë dhe shqiptarëve, shpresën!”, – shkruan në reagimin drejtoresha e Komunikimit e Foltores, Floriana Garo.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike floriana garo monika kryemadhi shtëpia e lirisë taulant balla floriana garo monika kryemadhi shtëpia e lirisë taulant balla

Sondazh

Poll