Politike

Deputetët e PD-së vijnë me Range Rover tek inceneratori i Elbasanit (FOTO)

9 Shkurt 2022, 16:32 Nga DOSJA
Deputetët e PD-së vijnë me Range Rover tek inceneratori i

TIRANË– Komisioni Hetimor për Inceneratorët shkoi sot për inspektim tek Inceneratori i Elbasanit. Impianti i qarkut të Elbasanit ndodhet në punë prej 5 vitesh duke përpunuar mbetjet. Teksa inspektimi kishte filluar dhe drejtuesi teknik i impiantit po jepte të gjitha informacionet e nevojshme të funksionimit të tij, u shfaqën me vonesë edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Në fotot e siguruara nga Gazeta Shqip, shihet që deputetët Luçiano Boci dhe Lefter Gështenja erdhën me Range Rover tek inceneratori i Elbasanit. Sapo u bashkuan me grupin e parë të inspektimit, ata nisën debatin me deputetët e PS-së, për të tërhequr vëmendjen. Një ditë më parë anëtarët e PD-së, Dhurata Çupi dhe Lefter Gështenja, pranuan ekzistencën e inceneratorit të Fierit.

Sapo panë investimin me sytë e tyre ata u larguan menjëherë.

Marrë nga Shqip

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luciano boci luciano boci

Sondazh

Poll