Politike

Çupi: Inceneratorët, vjedhja e shekullit. Rama është i korruptuar

9 Shkurt 2022, 16:04 Nga DOSJA
Çupi: Inceneratorët, vjedhja e shekullit. Rama është i

ELBASAN– Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka publikuar një video nga inceneratori i Elbasanit që i konsideron vjedhjen e shekullit. Krah videos, deputetja e PD-së shkruan se në krye të kësaj skeme korruptive qëndron vetë kryeministri Edi Rama. Sipas Çupit, Shqipëria nuk mund të ecë përpara me këtë korrupsion.

“Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi, pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën. 28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë! Çdo ditë shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen. Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”- shkruan Çupi krah videos.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhurata cupi inceneratori i elbasanit dhurata cupi inceneratori i elbasanit

Sondazh

Poll