Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, “Shtëpia e Lirisë” dërgon kandidatët në KQZ

9 Shkurt 2022, 13:24 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, “Shtëpia e

TIRANË – Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dërguar sot emrat e kandidatëve të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje. Kandidatët kanë dalë nga primaret e kryera brenda Komisionit të Rithemelimit të PD, por KQZ nuk pranoi të regjistronte si pjesë të koalicionin këtë fraksion pasi logot dhe simboli me të cilët përfaqësohet i përkasin Partisë Demokratike.

Në këtë mënyrë, u regjistruan si pjesë përbërëse e koalicionit Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane.

“Shtëpia e Lirisë” do të kandidojë në 6 bashkitë me këta emra: Elton Bano (Lushnje), Bardh Spahia (Shkodër), Premtim Kryemadhi (Dibër), Ardian Muka (Durrës), Hekuran Xhani (Rrogozhinë) dhe Lulzim Vrana (Vorë).

Partia Demokratike kandidon me Xhemal Bushatin (Shkodër), Luan Hoti (Durrës), Indrit Sefa (Lushnje), Luan Haka (Dibër), Ferdinand Saraçi (Rrogozhinë) dhe Ymer Marku (Vorë).

Partia Socialiste do kërkojë fitoren në 6 bashki me: Emirjana Sakon (Durrës), Eriselda Sefa (Lushnje), Majlinda Angoni (Shkodër), Blerim Shera (Vorë), Edison Memolla (Rrogozhinë) dhe Rrahim Spahiu (Dibër).

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit te pd komisioni qendror i zgjedhjeve shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 komisioni i rithemelimit te pd komisioni qendror i zgjedhjeve shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll