Politike

Porti i Durrësit/Qeveria s’mohon mundësinë e tërheqjes së arabëve,Balluku:Flas nesër

9 Shkurt 2022, 15:23 Nga DOSJA
Porti i Durrësit/Qeveria s’mohon mundësinë e tërheqjes

TIRANË– Qeveria nuk e përjashton mundësinë që miliarderi arab, Mohamed Alabbar të tërhiqet nga projekti 2 miliardë eurosh për ndërtimin e portit turistik të Durrësit dhe t’ja kalojë atë një kompanie tjetër. Megjithatë ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka premtuar se do të japë përgjigje në interpelancën që do të zhvillohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas saj, të gjitha lëvizjet janë bërë në përputhje me ligjin, ndërsa shtoi se statusin e investitorit për kompaninë “Symphony Invest Limited” mediat do të duhet që t’i drejtohen për informacion AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve). Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Balluku foli për mediat edhe për shembjet e banesave në projektin e Unazës, duke shtuar se banesat që do të preken në Paskuqan do të dëmshpërblehen nga shteti.

Ndërsa pas saj, ministra e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi bëri me dije vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës. Në një konferencë për mediat, Evis Kushi tha se VKM do të minimizojë problemet që lidhen me transportin e nxënësve dhe punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar. Por gjithashtu shtoi se ligji i ri nuk do të përfshijë vetëm mësuesit e nxënësit, por edhe psikologët e oficerët e Policisë. Nga ana tjetër, ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka deklaroi sot se ende nuk ka një projekt-rezolutë të draftuar për konfliktin ruso-ukrainas. Por bëri me dije se Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB është gjithashtu në një bashkëpunim të ngushtë me SHBA.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Transporti në shkolla, Kushi: 50% rritje të rimbursimit, përfitojnë kategori të reja

VD-Xhaçka: S’kemi ende pr.rezolutë për konfliktin në Ukrainë

VD-Shembjet në Paskuqan, Balluku: Mos i hidhni benzinë zjarrit, do dëmshpërblehen

VD-Porti i Durrësit kalon tek kompania fantazmë, Balluku: Nesër do jap përgjigje

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku mohamed alabbar vkm 9 shkurt 2022 belinda balluku mohamed alabbar vkm 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll