Politike

Transporti në shkolla, Kushi: 50% rritje të rimbursimit, përfitojnë kategori të reja

9 Shkurt 2022, 12:00 Nga DOSJA
Transporti në shkolla, Kushi: 50% rritje të rimbursimit,

TIRANË– Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës. Në një konferencë për mediat, Evis Kushi tha se VKM do të minimizojë problemet që lidhen me transportin e nxënësve dhe punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar. Por gjithashtu shtoi se ligji i ri nuk do të përfshijë vetëm mësuesit e nxënësit, por edhe psikologët e oficerët e Policisë.


Transporti i nxënësve dhe mësuesëve. Do ketë bonus mbi çmimin mbi 50%. Lajmi i parë i mirë lidhet me një bonus rimbursimi prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Kemi zgjeruar edhe gamën e përfituesëve. Do përfshihen edhe punonjësit psiko-sociale dhe oficerët e sigurisë. Sigurisht që është një ndryshim që do të sjellë përmirësim në shërbimin e transportit të në këto zona të largëta ku mungonte transportit, ku çmimi i biletave ka qenë aq i ulët se operatorët që ofronin shërbimin nuk kanë shfaqur interes. Qëllimi ynë nuk është që të japim paratë por që të ketë furgonin që t’i çojë në shkollë. Kemi kohë që mendohemi si ta zgjidhim si problem. Kështu që do të fokusohemi që procedurat të mbyllen e të gjithë të përfitojnë,”-tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Porti i Durrësit/ Qeveria s’mohon mundësinë e tërheqjes së arabëve, Balluku: Flas nesër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike evis kushi ilir meta 9 shkurt 2022 evis kushi ilir meta 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll