Politike

VD-Xhaçka: S’kemi ende pr.rezolutë për konfliktin në Ukrainë

9 Shkurt 2022, 11:58 Nga DOSJA
VD-Xhaçka: S’kemi ende pr.rezolutë për konfliktin në

TIRANË- Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka deklaroi sot se ende nuk ka një projekt-rezolutë të draftuar për konfliktin ruso-ukrainas. Në një prononcim për mediat pas raportimeve për mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Xhaçka tha se Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB është gjithashtu në një bashkëpunim të ngushtë me SHBA. Po ashtu, foli edhe për miratimin e një plani kombëtar për integrimin, dokument që pritet të zbatohet nga vitit 2022-2024.


PJESË NGA KONFERENCA:

Olta Xhaçka: Këshilli i Ministrave miratoi sot Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2022 – 2024 (PKIE 2022 – 2024). Ky dokument përbën një nga instrumentet më të rëndësishme përsa i përket planifikimit dhe monitorimit të rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe nga procesi i anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Plani ka një objektiv të dyfishtë. Së pari, ai do të shërbejë si instrument i planifikimit të plotësimit të detyrimeve të lindura nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit që përcakton detyrimin e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e Bashkimit Evropian në përputhje me afatet e përcaktuara nga kjo Marrëveshje.

Së dyti, ky plan, bazuar në marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor 2014, ka si pikësynim final përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me acquis e Bashkimit Evropian si një nga kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky është një vit vërtet i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, kur presim që Bashkimi Europian të gjejë rrugën për t’i tejkaluar ngërçet që e bënë të pamundur që Shqipëria të merrte hapjen e negociatave që i ishte premtuar gjatë vitit 2021. Ne si Shqipëri nga ana tjetër, kemi bërë e do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që na takon të bëjmë e që kemi marrë përsipër për të çuar përpara europianizimin e vendit duke shpresuar që të njëjtën gjë do të bëjë edhe Bashkimi Europian.

Çfarë do të mbajë projekt-rezoluta e Shqipërisë sa i përket konfliktit të Ukrainës me Rusinë?

Olta Xhaçka: Është ende herët. Nuk ka ende një projekt-rezolutë të draftuar, por jemi në fazën ku kemi dakordësuar një bashkëpunim të ngushtë me SHBA, ku do të jemi të dyja palët bashkëhartues, duke thelluar një marrëdhënie strategjie

LAJMI KRYESOR: Porti i Durrësit/ Qeveria s’mohon mundësinë e tërheqjes së arabëve, Balluku: Flas nesër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike olta xhacka vkm 9 shkurt 2022 olta xhacka vkm 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll