Politike

VD-Porti i Durrësit kalon tek kompania fantazmë, Balluku: Nesër do jap përgjigje

9 Shkurt 2022, 11:47 Nga DOSJA
VD-Porti i Durrësit kalon tek kompania fantazmë, Balluku: Nesër

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pyetur në lidhje me një dokument të publikuar në media se kompania e Muhamaed Alabar që është prezantuar si investitor nga qeveria për projektin e portit të Durrësit, ka shitur aksionet në një tjetër kompani fantazmë. Në fjalën e saj në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku shtoi se nesër në Kuvend do të mbajë një interpelancë me deputetin Ferdinand Xhaferri. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Balluku: Shqipëria në 3 vitet e fundit ka bërë një hap të jashtëzakonshëm me ndërtimin e aeroportit të Kukësit. WizzAir do të nisë fluturimet me 4 destinacione të reja. Aeroporti i Vlorës gjithashtu është një hap i rëndësishëm.

Kompania investitore në portin e Durrësit ka shitur aksionet në një kompani fantazmë, është refuzuar që të regjistrohet, keni një koment?

Balluku: E para, kompania statusin e investitorit do t’i drejtohet AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) kështu që pyetja duhet ti drejtohet asaj, nëse ju keni interes, sepse nuk shpjegohet në dy minuta. Nesër ka interpelancë të kërkuar nga deputeti Xhaferri. Unë do të jap të gjitha përgjigjet. Fantazmë apo jo, e thoni ju. Duhet që të thelloheni sepse tansaksionet kanë akte ligjore. Kështu që unë besoj se nesër do ti merrni përgjigjet.

LAJMI KRYESOR: Porti i Durrësit/ Qeveria s’mohon mundësinë e tërheqjes së arabëve, Balluku: Flas nesër

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku porti i durresit vkm 9 shkurt 2022 belinda balluku porti i durresit vkm 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll