Aktualitet

Gjykata e Lartë, KLGJ propozon Arbena Ahmetin për vendin vakant

9 Shkurt 2022, 14:17 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë, KLGJ propozon Arbena Ahmetin për vendin vakant

TIRANË – Këshilli i Lartë Gjyqësor propozon gjyqtaren Arbena Ahmeti për anëtare në Gjykatën e Lartë. Vendimi u mor sot pas mbledhjes së zhvilluar në KLGJ dhe u publikua në njoftimin në faqen e saj zyrtare. Plotësimi i vendeve të Gjykatës së Lartë do të jetë i nevojshëm për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

NJOFTIMI I KLGJ:

Sot, në datën 09.02.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjen si vijon:

Në funksion të jetësimit të një ndër prioriteteve të tij kryesore, atij të vendosjes në funksionim të plotë të Gjykatës së Lartë, duke emëruar individë me integritet të lartë etik dhe profesional, pas përfundimit të procedurave të verifikimit për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 84, datë 26.02.2020, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së kandidatëve si më poshtë:

Arbena Ahmeti.

Në vijim të vendimmarrjes së mësipërme, Këshilli vendosi të propozojë për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 84, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidaten znj. Arbena Ahmeti, duke disponuar gjithashtu edhe për të drejtën e ankimit brenda 5 ditëve, nga dita e njoftimit të vendimit.

Këshilli ka avancuar me prioritet përpjekjet që Gjykata e Lartë të rifitojë kuorumin e nevojshëm  për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të adresimit të çështjeve të prapambetura për të çuar më tej objektivat thelbësore të reformës në drejtësi përmes konsolidimit të një gjyqësori plotësisht të pavarur, të paanshëm, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional.

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Arbena Ahmetin, gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë duke plotësuar 3 fazat e vettingut: pasuria, kriteri etik dhe profesional.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ggjykata e larte gjykata kushtetuese klgj ggjykata e larte gjykata kushtetuese klgj

Sondazh

Poll