Aktualitet

Rritja e çmimeve/ Denar Biba: S’ka prova për fabrikat e miellit, s’kishte kërkesë

9 Shkurt 2022, 12:39 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve/ Denar Biba: S’ka prova për fabrikat e

TIRANË– Kanë nisur hetimet për rritjen e çmimit të karburanteve. Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ditën e sotme në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. I ftuar në një seancë dëgjimore, të kërkuar nga Partia Demokratike, Biba tha se rritja mund të jetë ndikuar nga tregjet e jashtme ndaj ka nisur hetimi i cili sipas tij do të mbyllet shumë shpejt.

‘Kemi vendosur hetimin për një periudhë që të jetë sa më e shpejtë brenda kapaciteteve tona“, tha Biba ditën e sotme.

Kreu i Autoritetit deklaroi se nuk u gjobitën fabrikat e miellit pas rritjes së çmimeve pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për to. Ndër të tjera, ai shtoi se misioni i institucionit që drejton nuk është kontrolli dhe rregullimi i çmimeve pasi shtoi se institucioni nuk është ngritur për këtë mision nga legjislacioni shqiptar. Ndër të tjera, duke folur për rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve ushqimore, Biba shtoi se ka një perceptim negativ të qytetarëve shqiptarë.

Për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore, Indrit Rekës Biba tha se ai nuk kishte tagerin për të t’iu drejtuar medias, e se uzurpoi zyrën kur dha intervistën. Indrit Reka u shkarkua nga detyra pasi rrëfeu për mediat se si pesë kompani kishin monopolizuar tregun e miellit dhe megjithatë ato arritën t’i shpëtonin gjobës prej 5 milionë euro falë votës së tre anëtarëve të “Konkurrencës”.

Rritja e karburanteve vjen në të njëjtën linjë me ndikimin e tregjeve ndërkombëtare, pasi një fuçi naftë gjatë muajit muajit shtator është rritur nga 55$ për fuçi, në 80 dollarë. Sot gazi arrin në 90 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë. Shqiptarët po përballen një shtrenjtim të kostos së jetesës, pasi fillimisht rritja nisi me 10 lekë të reja për çmimin e bukës, e po ashtu është parashikuar që të rritet edhe çmimi i kafes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘S’kemi kërkesë për ti gjobitur bizneset’/ DOKUMENTI që nxjerr ‘blof’ Konkurencën

Kreu i Autoritetit të Konkurencës, Biba: Ne nuk kemi mision kontrollin e çmimeve

Rritja e çmimit të karburanteve, Autoriteti i Konkurencës nis hetimet

Shkarkimi i Rekës/ Biba: S’kishte tagër, uzurpoi zyrën për intervistë

Rritja e çmimit të bukës/ Pse nuk u gjobitën fabrikat? Biba: S’ka prova

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denar biba komisioni i ekonomise 9 shkurt 2022 denar biba komisioni i ekonomise 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll