Aktualitet

“Ishin njerëz të mirë dhe jo të konflikteve”,fqinjët e çiftit Mamaj:Na dhemb shpirti

9 Shkurt 2022, 09:17 Nga DOSJA
“Ishin njerëz të mirë dhe jo të

FIER – Banorët e fshatit Sheqi i Madh janë shprehur të pikëlluar për vrasjen e Valentina Mamajt ditën e djeshme nga bashkëshorti i saj. Për mediat, fqinjët e çiftit Manaj treguan se ata ishin njerëz të qetë dhe jo konfliktual.

Njerëz më të mirë nuk kemi, ne kështu i kemi njohur dhe na ka dhembur shpirti. Ne kemi 50 vjet këtu dhe i kemi njohur si njerëz shumë të mirë, nuk e dimë sesi erdhi kështu, o Zot. Nuk e dimë se pse ndodhi kjo gjë, njerëz shumë të mirë”, tregon njëri prej fqinjëve.

Një tjetër fqinje e përlotur tha se Petriti dhe Valentina punonin dhe ishin të përkushtuar për rritjen e fëmijeve të tyre.

“Ato nuk kanë qenë njerëz të konflikteve dhe të sherreve, punonin burrë dhe grua dhe rrisnin fëmijët”, shprehet një tjetër fqinj i çiftit Manaj.

Një tjetër banor tregon se çifti ishin njerëz të mirë, por nuk e dinin se çfarë problemesh kanë patur me njëri-tjetrin.

Se çfarë kishin me njëri tjetrin nuk e di, por ajo ishte vajzë shumë e mirë dhe ai djalë shumë i urtë. Të dy kanë qenë të mirë sesi i kishin hallet e dinë vetë ata”, rrëfen një tjetër banor i Sheqit të Madh.

Çfarë ka ndodhur?
50-vjeçarja Valentina Mamaj u godit me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj. Pas ngjarjes, ai telefonoi vëllanë e tij duke thënë se gruaja e tij kishte vrarë veten me thikë. Ai tha fillimisht para forcave të rendit se kishte dalë për xhiro në mëngjes dhe më pas e gjeti në banesë gruan të vdekur. Efektivët e rendit nuk u bindën nga rrëfimi i Petrit Mamajt. Hetimet e thelluara treguan se ai kishte qëlluar gruan me thikë në zemër dhe më pas shkoi në lokal. Para provave të pakundërshtueshme, 56-vjeçari tha se e vrau gruan e tij për arsye xhelozie. Ngjarja tronditëse ndodhi pasi djali i familjes u nis për në Gjermani.

LAJMI KRYESOR: E vrau burri,50-vjeçarja varroset në fshatin e prindërve! Familjarët:Kishte probleme

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier petrit mamaj valdete mamaj burri vret gruan ne fier petrit mamaj valdete mamaj

Sondazh

Poll