Aktualitet

FOTO/ I lejohen 4 vizita në muaj, brenda burgut ku do qëndrojë Tahiri

9 Shkurt 2022, 13:04 Nga DOSJA
FOTO/ I lejohen 4 vizita në muaj, brenda burgut ku do qëndrojë

TIRANË– Në një burg me kapacitet prej 600 të burgosurish dhe 180 të paraburgosurish, do të qëndrojë për 3 vite e 4 muaj ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi ditën e sotme që Tahiri do kryejë dënimin në burgun e Fierit. ‘A2cnn’ ka ndarë pamjet e burgut ku do të qëndrojë ish-ministri.

Në këtë burg, Tahirit do t’i lejohet të ketë vetëm 4 vizita në muaj dhe orari është nga e hëna në të premte, ora 08:30 – 15:00.

Ky institucion është i sigurisë së zakonshme dhe është realizuar në kuadër të programit IPA 2007-2010. Punimet për zbatimin e këtij projekti kanë filluar në shkurt 2011 dhe kanë përfunduar në dhjetor 2014. Të paraburgosurve dhe të dënuarve, u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, kurse të formimit profesional.

LAJMI KRYESOR: Merret vendimi! Tahiri do vuajë dënimin në burgun e Fierit, pritet transferimi

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll