Aktualitet

VD-Ekstradimi/ Naço: Lajm i keq për “skifterët” shqiptarë, do dërgohen në Spanjë

9 Shkurt 2022, 09:44 Nga DOSJA
VD-Ekstradimi/ Naço: Lajm i keq për “skifterët”

TIRANË– ‘Shqipëria nuk do të bëhet pjesë e krimit‘- tha ditën e sotme kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë u diskutua sot marrëveshja për ekstradimet mes Shqipërisë dhe Spanjës, e cila mori edhe votat e opozitës.

Naço e cilësoi si një lajm të keq për “skifterët” shqiptarë, pasi me miratimin e kësaj marrëveshje ata do të ekstradohen në Spanjë, nëse kanë kryer një vepër penale.


“Është një lajm i keq për skifterët shqiptarë që janë në Spanjë. I them skifterë për ta kuptuar edhe qytetarët se me miratimin e kësaj marrëveshje nëse kryejnë një vepër penale dhe strehohem në Shqipëri me këtë marrëveshje do të ekstradohen në Spanjë. Qeveria tregon një vullnet të qartë se do ta luftojë krimin dhe do të japë një mesazh se Shqipëria nuk do të bëhet strehë e krimit”, tha ai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i sigurise 9 shkurt 2022 nasip naço komisioni i sigurise 9 shkurt 2022 nasip naço

Sondazh

Poll