Aktualitet

Bashkëshorti vrau gruan me thikë,viktima varroset në Levan, mbyllet shtëpia e çiftit

9 Shkurt 2022, 10:36 Nga DOSJA
Bashkëshorti vrau gruan me thikë,viktima varroset në Levan,

FIER – Valentina Mamaj, gruaja që u vra dje me thikë nga bashkëshorti i saj në fshatin Sheq i Madh do të varroset në Levan, vendlindje e prindërve të saj. Mediat zbuluan se banesa ku jetonte viktima dhe bashkëshorti i saj është mbyllur pas ngjarjes tronditëse.

Fqinjët e çiftit Mamaj folën për mediat duke thënë se nuk i njihnin si njerëz problematikë dhe konfliktualë. Njëri prej tyre thotë se e njihte Petritin si njeri i qetë.

“Më është dukur i mirë, por nuk është se i njoh i mirë, kemi folur rrugës, por se çfarë kishte brenda se dinim. Ai nuk pinte se i thoja herë pas here”, tregon banori i Sheqit të Madh.

Çfarë ka ndodhur?
50-vjeçarja Valentina Mamaj u godit me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj. Pas ngjarjes, ai telefonoi vëllanë e tij duke thënë se gruaja e tij kishte vrarë veten me thikë. Ai tha fillimisht para forcave të rendit se kishte dalë për xhiro në mëngjes dhe më pas e gjeti në banesë gruan të vdekur. Efektivët e rendit nuk u bindën nga rrëfimi i Petrit Mamajt. Hetimet e thelluara treguan se ai kishte qëlluar gruan me thikë në zemër dhe më pas shkoi në lokal. Para provave të pakundërshtueshme, 56-vjeçari tha se e vrau gruan e tij për arsye xhelozie. Ngjarja tronditëse ndodhi pasi djali i familjes u nis për në Gjermani.

LAJMI KRYESOR: E vrau burri,50-vjeçarja varroset në fshatin e prindërve! Familjarët:Kishte probleme

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier petrit mamaj valdete mamaj burri vret gruan ne fier petrit mamaj valdete mamaj

Sondazh

Poll