Aktualitet

Shkarkimi/ Meta çon në SPAK Kuvendin: Përpjekje për grusht shteti (Mesazh të huajve)

9 Shkurt 2022, 09:22 Nga DOSJA
Shkarkimi/ Meta çon në SPAK Kuvendin: Përpjekje për grusht

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka depozituar në padi në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK për Kuvendin e Shqipërisë, me akuzën e falsifikimit të dokumentave zyrtarë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, presidenti Meta, e cilësoi manipulimin e pretenduar të dokumentit si një përpjekje për finalizuar një grusht shtetit dhe një rast flagrant që ka tronditur themelet e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu kreu i shtetit përcolli edhe një mesazh me tone të ashpëra për të gjithë ata që i cilësoi si “rilindas”, duke i ndarë në disa kategori: vendas, të huaj, mavi e blu.

Në fjalët e tij, kreu i shtetit tha se ai është Ilir Meta dhe nuk lejon në asnjë mënyrë prekjen e rendit kushtetues në vend. Duke huazuar kështu edhe një shprehje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Por një thumb e pati edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se në Presidencë nuk do të vendosë asnjë bravë të re, por në të njëjtën kohë shtoi se postin do ta lërë më 24 korrik, ditë kur edhe i mbaron afati.

Kreu i shtetit vetëm dy ditë më parë ishte në një tjetër konferencë, ku edhe denoncoi manipulimin e provave sipas tij nga Kuvendi i Shqipërisë në procesin që po zhvillohet në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Metës, provat ishin manipuluar për të bërë të mundur shkarkimin e tij brenda afatit të përcaktuar nga ligji. Këshilltari ligjor i tij, Bledar Dervishaj shpjegoi sesi Kuvendi nuk ka respektuar afatin 48 orë për mbledhjen e Komisionit Hetimor duke manipuluar përmbajtjen e shkresave dhe të datave në dokumentat zyrtarë.

Ndërkohë që Meta vijon përplasjen e tij të radhës në Prokurori me Kuvendin, Gjykata Kushtetuese nga momenti në moment mund të japë vendimin për shkarkimin e presidentit. Vendimi tashmë është në duart e 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për shkarkimin e Metës duhen 5 vota pro dhe një kuorum me 6 anëtarë. Por GJK ka 7 nga 9 anëtarë që duhet të kishte gjithsej. Shkarkimi i kreut të shtetit u kërkua nga maxhoranca me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe duke nxitur dhunë mes qytetarëve. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Kallëzimi i Kuvendit në SPAK&Prokurorinë e Tiranës,këshilltari i Metës zbulon arsyet

VD-Si Berisha, presidenti paralajmëron ndërkombëtarët: Jam Meta, o superbudallenj!

Shembja e banesave tek “5 maji”, Meta: Falsifikohen dokumentat e GJK,ç’garanci kemi?

Presidenti Ilir Meta kallëzon në Prokurori Kuvendin e Shqipërisë: Grusht shteti!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta ilir meta 9 shkurt 2022 shkarkimi i metes 2 ilir meta ilir meta 9 shkurt 2022 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll