Aktualitet

Aksion në Tiranë/ Shtatë të arrestuar, tre shpallen në kërkim

9 Shkurt 2022, 11:13 Nga DOSJA
Aksion në Tiranë/ Shtatë të arrestuar, tre shpallen në

TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë ndërsa tre janë shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se në pranga ka rënë një 29-vjeçari pasi ishte në kërkim për ‘mashtrim’. Po ashtu ëstë arrestuar Kreshnik Ballia për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Po ashtu është ndaluar edhe një 46-vjeçar pasi ka dëmtuar mjetin e një personi tjetër.

NJOFTIMI:

Vihen në pranga 7 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit L. V., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen e shtetasit Kreshnik Ballia, 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 1 vit 3 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 46 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ky shtetas ka dëmtuar një mjet të parkuar në pronësi të shtetases E. J., dhe gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Aleks Zekthi, 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:- S. N., 48 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin R. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;- I. H., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
—-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”shtetasit:- G. H., 29 vjeç dhe F. Ç., 41 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;- E. R., 37 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin E. D., 32 vjeç.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin K. C., 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin A. V., 35 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit” pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij të ngarkuar me inerte, pa kontratë depozimi për to.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a,b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll