Aktualitet

Rama do takohet me Blinken, kalon para nga Ambasada, Yuri Kim i jep “porosinë”

9 Shkurt 2022, 11:15 Nga DOSJA
Rama do takohet me Blinken, kalon para nga Ambasada, Yuri Kim i jep

TIRANË– Ambasada amerikane ka njoftuar zyrtarisht detajet e një takimi me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama, para se ku i fundit të shkojë në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në postimin e bërë në faqen zyrtare të Ambasadës shkruhet se ambasadorja Kim i ka nënvizuar Ramës se duhet të luftohet korrupsioni, që sipas saj barrën më të madhe e ka qeveria. E po ashtu, diskutuan edhe lidhur me formimin e institucioneve demokratike. Ndërkohë referuar ngjarjeve më të fundit, Yuri Kim ka përshendetur kryeministrin Edi Rama në mbështetjen që i ka dhënë Ukraninës në konfliktin me Rusinë. 

“Ambasadorja Kim u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC. Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkë-penëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës. Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin. Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë,”-shkruhet në njoftimin e bërë nga Ambasada.

Më 15 shkurt, numri një i maxhorancës, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, do të udhëtojnë gjithashtu drejt Amerikës për të zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama në shba yuri kim edi rama edi rama në shba yuri kim

Sondazh

Poll