Aktualitet

E fshehu te dhoma e konviktit! Kapet 16-vjeçari me armë te shkolla ‘Loro Boriçi’

9 Shkurt 2022, 10:47 Nga DOSJA
E fshehu te dhoma e konviktit! Kapet 16-vjeçari me armë te shkolla

TIRANË– Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë. I riu është gjetur me armë zjarri brenda shkollës ‘Loro Boriçi’ në Tiranë. Policia ushtroi kontrolle në ambientet e shkollës sportive. Arma iu gjet të riut e fshehur te dhoma e konviktit.

Policia kishte marrë informacion se i mituri dispononte armë zjarri dhe ka ushtruar kontroll në dhomën e konviktit, ku ai qëndronte. Gjatë kontrollit, policia gjeti mjetin në pjesën e krevatit dhe e ka sekuestruar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin K. C., 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arme te shkolla kapet 16 vjecari me arme ne tirane tirane arme te shkolla kapet 16 vjecari me arme ne tirane tirane

Sondazh

Poll